
Trent Alexander Anold ishte i pafat në sfidën që Real Madrid fitoi 2-1 ndaj Marseille. Anglezi u dëmtua vetëm pas 3 minutash lojë, duke u detyryar të “braktisë” skuadrën ndaj francezve.
Ditën e sotme futbollisti iu është nënshtruar edhe vizitave mjekësorë dhe është mësuar gjendja e tij. Lojtari ka një dëmtim muskulor në bicepsin femoris të këmbës së majtë.
Një dëmtim që parashikohet ta mbajë Arnold jashtë fushave të lojës 6-8 javë. Padiksutim që ky është një lajm shumë i keq për Xabi Alonson, i cili duhet të bëjë llogaritë pa shërbimet e tij në ndeshjet e ardhshme.
“Pas testeve të kryera sot në lojtarin tonë Trent Alexander-Arnold nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim muskulor në bicepsin femoris të këmbës së majtë”, ka shkruar klubi spanjoll.
View this post on Instagram