
Raportimet e fundit nga portalit brazilian “UOL Esporte” japin informacione bombastik. Sipas këtij mediumi, kampionët e La Ligës janë vën pas sulmuesit të Real Madrid, Rodrygo. Bordi i katalanasve janë gati të bëjnë një sakrificë financiare për të siguruar shërbimet e yllit brazilian.
Xabi Alonos e ka lënë në plan të dytë Rodrygon dhe në një situatë të tillë thuhet se lojtari i “Seleçaos” është i pakënaqur, gati për të ndryshuar ekip. Interesimi për lojtarin në fjalë është i madh, veçanërisht nga gjigantët e Premier League.
Aksi Barcelonë-Madrid ka ndodhur në pak raste, çka do të thotë se ky operacion është shumë i vështirë të ndodh. Dëshira e futbollistit do të jetë kryesore për të ardhmen e 24-vjeçarit.