
Mbrëmjen e djeshme, Barcelona arriti të fitojë titullin kampion të 28-të në historinë e tyre pas triufmit ndaj Espanyolit. Presidenti i klubit katalanas, Joan Laporta ka folur pas kurorëzimit si kampionë të Spanjës.
“Jemi shumë të lumtur. Është konfirmimi i një sezoni historik, pavarësisht vështirësive që kemi pasur. I falenderoj lojtarët, të cilët kanë bërë shumë mirë, na kanë dhënë emocione të bukura dhe ne jemi të dashuruar me këtë ekip për atë që transmeton.
Ata meritojnë gjithçka. Trajneri ka qenë një nga çelësat e suksesit, dhe gjithashtu meritë ka dhe Deco për ribashkimin e këtij ekipi.
Përballë përpjekjeve për destabilizimin që nuk i kisha parë kurrë më parë, fitorja është e të gjithëve”, u shpreh presidenti Laporta.