Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“Tradhtoi” ekipin ndaj Chelsea dhe nuk luan prej 3 ndeshjesh te Barcelona, mbrojtësi prek fundin

Shkruar nga NEWSPORT
“Tradhtoi” ekipin ndaj Chelsea dhe nuk luan prej 3 ndeshjesh te
Ronald Aurajo

Disfata e fundit përballë Chelseas, e ka vendosur qendërmbrojtësin Ronald Aurajo në krye të kritikave dhe sulmeve në komente nga ana e tifozëve. Megjithatë edhe pse si fillim mungesat e tij në seancat stërvitore u thanë se erdhën si pasojë e problemeve shëndetësore fizike, ky i fundit po përballet edhe me rëndesë psikologjike.  

Gazetari Fabrizio Romano ka bërë të ditur se futbollisti, Aurajo po kalon disa kriza ankthi dhe ka nevojë që të qetësohet dhe të kujdeset për veten. Sipas tij edhe klubi spanjoll po bën gjithçka që është e mundur që ai t’a marrë veten sa më parë.

“Barcelona e mbështet plotësisht Ronald Aurajon në këtë kohë të vështirë, ku mbrojtësi po përballet me episode të vazhdueshme të ankthit. Ata e kanë njoftuar uruguajanin se mund të marrë kohën të cilën i nevojitet, për të marrë vetveten dhe të vijë në formën më të mirë fizike dhe mentale të tijën” ka shkruar në postim, gazetari Romano.

Theksojmë se 26-vjeçari, Aurajo u bë pjesë e katalanasve në 5 tetor të 2020 dhe ka një kontratë e cila i skadon më 30 qershor të vitit 2031.

“Tradhtoi” ekipin ndaj Chelsea dhe nuk luan prej 3 ndeshjesh te
Postimi i Fabrizio Romanos

 

Poll

Lexo gjithashtu