
Dean Huijsen është futbollisti më i ri i Real Madrid. 20-vjeçari do të mbyllë aventurën e tij me Bournemouthi në Premier League në fund të këtij muaji dhe më pas do t’u bashkohet madrilenëve më 1 qershor.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi spanjoll nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Palët kanë firmosur mes tyre për një kontratë 5 vjeçare. Saktësisht deri në qershor të vitit 2030.
“Real Madrid CF dhe AFC Bournemouth kanë arritur një marrëveshje për transferimin e lojtarit Dean Huijsen, i cili mbetet i lidhur me klubin tonë për pesë sezonet e ardhshme, nga 1 qershori 2025 deri më 30 qershor 2030”, shkruajnë madrilenët, transferim që iu ka kushtuar arkave të “Los Blancos” plot 60 milionë euro.
Comunicado Oficial: Huijsen.#RealMadrid | #WelcomeHuijsen
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) May 17, 2025