Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Simone në “ankth” për duelet në La Liga: Sa herë që shoh Real Madridin dhe Barcelonën mendoj për...

Shkruar nga NEWSPORT
Simone në “ankth” për duelet në La Liga:  Sa
Diego Simeone

Trajneri Diego Simeone ka paralajmëruar se Atletico Madrid duhet të japë shumë më tepër se maksimumi nëse dëshiron ta sfidojë realisht Barcelonën dhe Real Madridin për titullin në La Liga, pavarësisht fitores bindëse që realizuan ndaj Gironës me shifrat 3-0.  

Atletico e dominoi plotësisht përballjen e së dielës, duke marrë tri pikë të mëdha që e ngjitën në vendin e tretë në tabelë. Megjithatë, trajneri argjentinas mbetet realist dhe i vetëdijshëm për “boshllëkun” që ende ekziston mes skuadrës së tij dhe dy ‘’gjigantëve’’ spanjollë. E për këtë Simone është shprehur se Atletico Madrid duhet të bëjë mrekullinë, për të arritur aty ku duhet.

“Sezonin e kaluar konkurruam shumë mirë në Champion League, por në La Liga na mungoi ai shtytje shtesë, vendosmëria dhe bindja. Për të arritur aty ku duam, 100 për qind nuk mjafton”, ka përfunduar trajneri.

Simeone theksoi se sa herë përballet ose mendon për Real Madridin dhe Barcelonën, kupton qartë se kërkesat janë shumë më të larta.

“Sa herë që shohim Real Madridin dhe Barcelonën, mendoj për këtë, për shkak të situatave të ndryshme, ne duhet të japim 110 apo 120 për qind”, përfundoi ai.

Poll

Lexo gjithashtu