Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Shkëlqeu në Botërorin e Klubeve, Real Madrid vendos për sulmuesin spanjoll

Shkruar nga NEWSPORT
Shkëlqeu në Botërorin e Klubeve, Real Madrid vendos për
Gonzalo Garcia

Gonzalo Garcia nuk do të largohet nga Real Madrid këtë verë. Para Kupës së Botës për klube u mendua një huazim, megjithatë me shkëlqimin e sulmuesit spanjoll në atë kompeticion, Reali ka vendosur.

Sipas “Marca”, Garcia do të vazhdojë që të jetë pjesë e “Los Blancos” sezonin e ardhshëm, kjo edhe për faktin se Xabi Alonso e pëlqen shumë. Megjithatë, ai nuk pritet të jetë titullar, pasi në sulm ka një rival si “Mbappe”.

21-vjeçari është një lojtar i dalë nga akademia madrilene, ndërkohë që ka luajtur edhe te Mallorca. Me ekipin A të Real Madrid, Garcia ka luajtur 12 ndeshje, duke shënuar 5 gola e asistuar në 2 të tjerë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga