
Kylin Mbappe vazhdon të lërë gjurmë te Real Madrid. Sulmuesi mbrëmjen e djeshme arriti të shënonte dopietë. Në fitoren 2-1 që Reali mori ndaj Marseille, Mbappe arriti në kuotën e 50 golave me fanellën e madrilenëve.
Pas sfidë sishte mjaft i lumtur për suksesin e ekipit, ndërs theksoi se nuk e ka për qëllim t’i vendos kufij vetes. Do të japë gjithçka nga vetja për të ndihmuar ekipin.
“Sa më shumë që të jetë e mundur. Nuk i vendos kufij vetes. Dua vetëm të ndihmoj skuadrën, nëse kjo nënkupton të shënoj, atëherë do të shënoj.
Nëse duhet të bëj presion, do ta bëj, nëse duhet të asistoj, do të asistoj. Dua të jap gjithçka që ekipi ka nevojë”, ka theksuar shkurtimisht francezi.
???? MVP ???? pic.twitter.com/HJ0Hp0zo0K
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) September 16, 2025