
Eliminimi i Barcelonës nga Interi në gjysmëfinalet e Champions League i la tifozët dhe lojtarët me zemër të thyer, me ekipin që dështoi shumë pranë finales së tyre të parë në një dekadë. Për Rivaldon, humbja nxori në pah një problem të përsëritur që e ka munduar Barçën në Evropë këtë sezon.
“Dueli me Interin? Ndeshja ishte emocionuese, por pati gabime që nuk mund të bëhen në gjysmëfinalet e Champions-it dhe që janë parë edhe në ndeshje të tjera të këtij sezoni.
Është e papranueshme që një ekip si Barcelona të pësojë katër gola në një ndeshje të vetme, siç ndodhi edhe kundër Benfica-s dhe Atletico Madrid këtë sezon. Apo që Interi të pësojë shtatë gola në dy ndeshje.
Në një moment, kjo mund të ndodhë dhe ndodhi. Është një humbje e dhimbshme dhe e vështirë. Janë gabime të vogla, por këtë herë nuk kishte asnjë mënyrë për t’u rikuperuar. Pësuam gola që nuk duheshin pranuar, veçanërisht në një gjysmëfinale. Kisha shpresa të mëdha ta shihja Barçën në finale.
Klasikja e së dielës? - Është një gjë shumë e mirë për lojtarët që një ndeshje si kjo i përmbys gjërat. Vjen në kohën e duhur. Nëse do të ishte kundër një skuadre mesatare, mendoj se do të merrnin rreziqe, por kundër Real Madridit, ata janë të motivuar.
Është koha për të filluar punën sepse nuk ka kthim pas. Për gjithçka që lojtarët kanë bërë këtë sezon, ata nuk e meritojnë humbjen e këtij kampionati, apo të kësaj ndeshjeje kundër Real Madridit. Lojtarët duhet të dalin 100% të gatshëm, sepse është një ndeshje që të jep titulliin”, tha ai për “h/t SPORT”.