
Hansi Flick
Barcelona do të përballet mbrëmjen e sotme me Valladolid në sfidën e vlefshme për javën e 34-t të La Ligas. Ekipi katalanas kërkon me patjetër fitoren për t’u afruar më shumë me titullin kampion.
Në prag të sfidës së sotme, trajneri Hansi Flick ka bërë të ditur listën e futbollistëve të grumbulluar. Bën lajm rikthimi i Marc Andre Ter Stegen në portë pas plot 223 ditëve.
Por ka shqetësime për sa i përket lojtarëve që janë dëmtuar së fundi. Në listën e sotme nuk është grumbulluar as Robert Lewandowski dhe Jules Kounde. Hansi Flick po shpreson t’i rikthejë për sfidën e Championsit ndaj Interit.
Poll