Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Reali i jep lamtumirën me fitore Ancelottit dhe Modric, Mbappe kryeson renditjen e shënuesëve

Shkruar nga NEWSPORT
Reali i jep lamtumirën me fitore Ancelottit dhe Modric, Mbappe kryeson
Real Madrid

Mënyra më e mirë për të festuar dy legjenda të klubit. Real Madridi mundi Real Sociedadin 2-0 në ndeshjen e fundit të ligës të luajtur në “Santiago Bernabeu”, ndeshje që i bëri “homazh” të merituar Carlo Ancelottit dhe Luka Modricit.

Një fitore e merituar, e arritur falë golave nga Kylian Mbappe, i cili shënoi dy gola vendimtarë. Fillimisht ai humbi nga pika e bardhë, por më pas e çoi topin e rikuperuar në rrjetë, dhe më pas dyfishoi rezultatin me një asist nga Vinicius.

Sulmuesi francez po i afrohet gjithnjë e më shumë Këpucës së Artë, çmimit të rezervuar për golashënuesin më të mirë në kampionatet evropiane, golat e shënuar sot i lejojnë atij të kalojë Victor Gyokeres në krye të listës, i vetmi që tani mund ta mposhtë është Mohamed Salah.

 

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga