Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ Reali “i falet” Mbappes, fiton pa “bujë” kundër Osasuna

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Reali “i falet” Mbappes, fiton pa “bujë”
Kylian Mbappe

Real Madrid “debutoi” në sezonin 2025-2026 me fitore, duke mposhtur me shifrat minimale Osasuna, 1-0, (La Liga). Golin e vetëm të takimit e shënoi Kylian Mbappe nga pika e bardhë e 11-metërshit në minutën e 51’.

Edhe pse dominimi i “Galaktikëve” ishte në “nota” absolute, sërish ata nuk ishin në gjendje ta gjenin golin gjatë aksionit. Pritej që madrilenët të shpërthenin nën urdhërat e trajnerit të ri, Xabi Alonso, por që nuk ndodhi kështu.

Ndeshja e radhës në kampionat do të jetë kundrejt Real Oviedo në datën 24 gusht. Lajmi i keq për tifozët e Realit përkon me Vinicius, 5 ndeshje pa e gjetur golin, përfshi edhe miqësoren me Tirol.   

Poll

Lexo gjithashtu