Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Real Madrid “projekton” rikthimin e madh në stol, ish-kampioni i Europës cakton ditën për “PO-në” vendimtare

Shkruar nga NEWSPORT
Real Madrid “projekton” rikthimin e madh në stol, ish-kampioni
Jose Mourinho

10 ditë për të vendosur! Kështu është shprehur Jose Mourinho i pyetur nga gazetarët sa i takon vendimit që do të marrë për të ardhmen.

Gjithçka do t’i lihet përfundimit të sezonit, ndërsa Benfica po lufton ende për të fituar titullin kampion në Portugali pasi ndodhet 7 pikë larg Portos kryesuese kur kanë mbetur dhe 4 ndeshje për t'u luajtur.

Edhe pse “shkëndijat” e para janë ndezur tashmë mes teknikut portugez dhe ish-klubit të tij, gjërat do të ndiqen hap pas hapi, për t’i bërë vend reflektimeve të fundit që mund të ndikojnë për trikëndëshin Benfica-Mourinho dhe Real Madrid.

Këta të fundit po mendojnë që ta rikthejnë në stol për të zëvendësuar Alvaro Arbeloan. Personaliteti i hekur dhe disiplina e 63-vjeçarit do të shërbenin për forcimin e mentalitetit në skuadër dhe kthimin e saj në shina drejt rezultateve pozitive dhe fitimit të trofeve.

Dëshira mes dy palëve qëndron, por fillimisht duhet respektuar “10 ditëshi” i deklaruar nga vetë Mourinho.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 433 (@433)

Poll

Lexo gjithashtu