Ndeshja e fundit vuri në dukje se e ardhmja e sulmuesit Vinicius ka marrë fund te Real Madrid. Sjellja aspak e hijshme dhe jo profesionale kundrejt trajnerit Xabi Alonso në “El Clasico” ndaj Barcelonës ka shkaktuar “zhurmë” dhe polemika.
Sipas mediumit spanjoll “SPORT”, presidenti i Realit Florentino Perez e ka planin e qartë në “letër”, shitjen e Vinicius në verën e 2026-ës dhe transferimin e Erling Haaland.
Mund të tingëllojë gati absurde për një kalimi të “bishës” norvegjeze te “Galaktikët”, marrë në konsideratë kontratën afatgjatë që ka me Manchester City, por Perez e ka dëshmuar në të kaluarën se nuk ka asgjë të pamundur për Realin.
Kartoni i Haaland sipas “Transfermarkt” arrin deri në 180 milionë euro, kuotë e “kripur” për çdo skuadër të interesuar.
