
Joan Laporta & Marcus Rashford
Rinovimi i Nico Williams me Athletic Bilbaon, bëri që Barcelona të afrojë me huazim Marcus Rashford. Presidenti i katalanasve, Joan Laporta ka folur rreth mosmarrëveshjes me spanjollin dhe afrimit të britanikut.
“Kushtet financiare nuk ishin të pranueshme për ne. Nuk dyshoj se Bilbao u përpoq të mbante Nicon, por kjo nuk është çështja, ishte çështje shifrash financiare për ne.
Deco dhe ekipi i tij kanë bërë një punë të shkëlqyer. Jemi shumë të kënaqur që kemi sjellë Rashford te Barcelona. Ai është një lojtar me cilësi të shkëlqyera, në moshën ideale për t’u zhvilluar me ne dhe jashtëzakonisht i motivuar”, u shpreh Laporta.
Poll