
Kylian Mbappe
Te Real Madrid janë të shqetësuar para duelit me Real Sociedad në Copa del Rey. Kylian Mbappe ka probleme shëndetësore dhe nuk është stërvitur me ekipin.
Kjo i shton “halle” stafit teknik të madrilenëve, të cilët vetëm 1 ditë për para sfidës me Real Sociedad në Copa del Rey rrezikojnë të mos llogarisin shërbimet e francezit. Ky i fundit sipas mediave spanjolle ka probleme me dhëmbët, gjë e cila ia ka bërë të pamundur të jetë në stërvitje.
Tashmë madrilenët janë “sy e veshë” nga frncezi për të mësuar nëse do të mund të jetë ditën e nesërme në fushë apo jo.
Poll