Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Prestigj dhe vlerë, ja sa fituan Barcelona dhe Real Madrid në finalen e Superkupës së Spanjës (SHIFRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Prestigj dhe vlerë, ja sa fituan Barcelona dhe Real Madrid në finalen
Barcelona

Superkupa e Spanjës ishte “magjike” pas përballjes mes Barcelonës dhe Real Madrid, e cila u mbyll me rezultatin 3-2 në favor të katalanasve duke i bërë ata dhe triumfues. Por përpos ndeshjes dhe mënyrës se si luajtën dhe futbollistët, një interes të madh e merr gjithmonë edhe kurioziteti për të ditur se sa kanë fituar të dyja skuadrat nga finalja e Superkupës.  

Shumë tifozë mendonin se klubet spanjolle do të përfitonin shifra të "frikshme" për pjesëmarrjen dhe zhvillimin e kësaj gare në Arabinë Saudite, por realiteti është ndryshe.

Me fitoren e Superkupës, sipas "Athlon Sports" Barcelona përfitoi gjithsej 8 milionë euro, ndërsa Real Madridi arkëtoi 7.5 milionë euro. Diferenca mes fituesit dhe humbësit në finale është vetëm gjysmë milioni euro, një shifër relativisht e vogël për standardet e futbollit modern.

Buxheti total i çmimeve të ndarë nga Shoqata Spanjolle e Futbollit për këtë kompeticion arrin në 21.3 milionë euro. Si Barcelona ashtu edhe Real Madridi përfituan nga 6 milionë euro secili vetëm për pjesëmarrjen e tyre në turne.

Përveç shumës fillestare prej 6 milionë eurosh, Barcelona mori një bonus prej 2 milionë eurosh për fitimin e trofeut, ndërsa Real Madridi përfitoi një bonus shtesë prej 1.5 milionë eurosh për vendin e dytë.

Përtej aspektit financiar, është një duel për prestigj, ku ekipet luftojnë fort për trofeun që të ia “rrëmbejnë” atë rivalit më të madh.

Poll

Lexo gjithashtu