
Joan Laporta, Kylian Mbappe
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka komentuar lëvizjen e bujshme të Real Madrid të cilët afruan Kylian Mbappen në skuadër.
Sipas kreut të klubit katalanas, sulmuesi francez do të jetë një problem në skuadër pasi ka të njëjtin pozicion me Vinicius dhe rroga e tij e lartë do të shkaktojë pakënaqësi në dhomat e zhveshjes.
“Nuk jam xheloz për Real Madrid që firmosi me Kylian Mbappe. Ata tani kanë një problem, duhet të shesin në mënyrë që ta mbajnë apo jo! Nuk mund të luajnë Vinicius dhe Mbappe në të njëjtin pozicion.
Të mos flasim pastaj për numrat që po përfliten (paga), kjo do të shkatërrojë dhomat e zhveshjes. Jam i sigurtë”, u shpreh Laporta.
Poll