Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Pas largimit të Luka Modric, zbulohet se kush do e trashëgojë numrin 10 te “Galaktikët”

Shkruar nga NEWSPORT
Pas largimit të Luka Modric, zbulohet se kush do e trashëgojë
Real Madrid

Kylian Mbappe thuhet se i është ofruar fanella ikonike me numër 10 te Real Madridi, ndërsa ai ndjek hapat e Luis Figos dhe Mesut Ozilit. Fituesi i Kupës së Botës trashëgoi numrin 9 në “Santiago Bernabeu” kur u bë një tjetër “Galaktiko” në kryeqytetin spanjoll gjatë verës së vitit 2024.

Ai e mori atë fanellë nga bashkëkombësi francez Karim Benzema, i cili ishte larguar nga Madridi një vit më parë. Sezoni debutues i Mbappes në Spanjë e pa atë të regjistronte 43 gola në të gjitha garat, duke e ndihmuar atë të fitonte “Këpucën e Artë” të La Ligas  dhe “Këpucën e Artë” të Evropës.

Ai humbi trofe të rëndësishëm ndërsa fitoi Superkupën e UEFA-s dhe Kupën Ndërkontinentale. Tani po pretendohet se ai mund të ketë një pamje të re për sezonin 2025-26. Sipas “El Chiringuito”, Mbappe-s i është dhënë mundësia të marrë fanellën me numër 10 të Realit pas largimit të fituesit të “Topit të Artë”, Luka Modric.

Kroati e ka veshur atë fanellë që nga viti 2017, ndërsa më parë është veshur nga  si fituesi i Kupës së Botës Ozil, superylli portugez Figo, mesfushori holandez Clarence Seedorf dhe legjenda daneze Michael Laudrup.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga