
Raphinha, Robert Lewandowski & Lamine Yamal
Epoka e Robert Lewandwoskit duket se po shkon drejt fundit. Edhe pse statistikat e tij janë ende në nivele të larta, Barcelona duket se nuk do t’i besojë më sulmuesit 37-vjeçar.
Siç raportojnë mediat spanjolle, bomberi polak do të largohet nga Barcelona në qershor të vitit 2026. Kontrata e Lewandwoskit me katalanasit skadon në fund të sezonit të ardhshëm dhe nuk do të rinovohet.
Së bashku me sulmuesin polak, do të largohet edhe Andreas Christensen, pasi asnjërit nuk i është ofruar rinovimi. Të dy lojtarët u bashkuan me Barcelonën në verën e vitit 2022.
Poll