
Marc-Andre Ter Stegen & Wojciech Szczesny
Marc-Andre Ter Stegen duket gjithnjë e më afër largimit nga Barcelona. Kampionët e Spanjës kanë marrë një vendim të rëndësishëm së fundmi për portierin tjetër Wojciech Szczesny.
Katalanasit kanë arritur marrëveshjen me polakun për të rinvouar kontratën. Siç raportojnë mediat spanjolle, Barcelona dhe 35-vjeçari polak do të jenë bashkë edhe për sezonin e ardhshëm.
Në ditët në vijim, pritet që kuqeblutë dhe Szczesny të nënshkruajnë kontratën e re. Ish-portieri i Juventusit do të jetë portieri i dytë, ndërsa i pari Joan Garcia. Kjo gjë bën që Ter Stegen të dalë krejtësisht nga planet e Barcelonës.
Poll