
Në fundjavë do të luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme në Spanjë. Të dielën në orën 16:15 do të zhvillohet “El Clasico” e fundit e këtij sezoni.
Barcelona do të presë në shtëpi Real Madrid, një takim i cili me shuëm gjasa do të thotë shumë në garën me 2 skuadrave për titullin kampion. Aktualisht katalanasit janë 4 pikë para madrilenëve, teksa kanë mbetur edhe 4 ndeshje drejt fundit.
Në lidhje me këtë sfidë ka folur Federico Valverde. Mesfushori i “Los Blancos” ka theksuar se paraqitjet e fundit të skuadrës nuk kanë qenë në nivelin e duhur, ndërsa ndaj Barçës do të jetë shansi i tyre i fundit për titullin.
“Këto humbje përqendrimi nuk mund të ndodhin përsëri. Na ka ndodhur më shumë se një herë – si në kampionat ashtu edhe në Champions League. Duhet të përmirësohemi. El Clasico është shansi ynë i fundit, ndeshja më e rëndësishme e sezonit”, ka theksuar Valverde.