
Vinicius Jr
Real Madridi po has vështirësi në rinovimin e kontratës së Vinicius Junior që skadon pas dy vitesh. Braziliani nuk pranon të rinovojë me “Galaktikët” në rast se këta të fundit nuk i rrisin pagën.
Mosmarrëveshja e Vinicius Junior dhe Real Madridit ka lënë hapur një derë për largimin e mundshëm të sulmuesit. Por Florentino Perez nuk do të rrijë “duarkryq” nëse Vinicius largohet.
Real Madridi po shqyrton një lëvizje “bombë” në merkato, bëhet fjalë për Erling Haaland. Siç raportojnë mediat spanjolle, sulmuesi norvegjez është opsioni i parë i madrilenëve në rast se Vinicius largohet. Klauzola e tij e lirimit me Manchester City është 200 milionë euro.
Poll