Vinicius Junior ka kaluar çdo limit te Real Madrid, kjo pasi sjellja e tij ka reflektuar vetëm tension, gjë që s’i ka shërbyer aspak madrilenëve në momente vendimtare kur është dashur vendosmëria dhe intuita e tij drejt golit.
Në ndeshjen e fundit në Champions përballë Bayern Munich, sfidë të cilën gjermanët e fituar me përmbysje 4-3 në “Allianz Arena”, sulmuesi u pa duke iu kthyer keq shokut të tij të skuadrës, Jude Bellingham, teksa iu drejtua: “Çfarë po kërkon, mbylle gojën!”.
Në dhomat e zhveshjes, pjesa tjetër e grupit duket se janë “ngopur” me pakënaqësitë e brazilianit pasi çdo gjest i shfaqur në fushën e lojës tregon një anë të padëshirueshme në kampin e Mbretërorëve.
Pikëpyetjet qëndrojnë mbi të ardhmen e 25-vjeçarit, pasi Vinicius ende nuk ka rinovuar me Realin, ndërsa pritet me shumë interes dhe pasuesi i trajnerit Alvaro Arbeloa që do të “lajë duart” njëherë e mirë me pankinën në fund të këtij sezoni.
