Humbja në finalen e “Copa del Rey” ka “trazuar” ambientin e Atletico Madrid, ndërsa ndodhen në gjysmëfinalen e Champions League. Por kjo nuk është e gjitha.
Mediumi prestigjioz në Angli “The Sund”, shkruan se trajneri Diego Simeone është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Chelsea, duke filluar prej sezonit të ardhshëm.
Argjentinasi ka kontratë me “El Colchoneros” deri në verën e vitit 2027-të, por nga Spanja gjithmonë e më shumë po i japin “zë” largimit këtë vit.
Nëse raportimi është i vërtetë, për Atleticon do të ishte “goditje”, pasi ata kanë shansin të fitojnë Champions League e parë në histori dhe kjo manovër krijon frymë të keq në pikën më kulminante.
Simeone e ka marrë drejtimin e Aletico Madrid në dhjetor të vitit 2011-të dhe deri në këtë tani, numëron 790 prezenca. Nëse i referohemi “palmaresit” të 55-vjeçarit në Madrid, ai ka 8 trofe, ama i mungon vetëm Champions-i.
