Mund të tingëllojë e çuditshme, por është e vërtetë. Bëhet fjalë për një situatë "qesharake" që ka ndodhur tek skuadra e Real Madrid, pasi stafi ka përdorur aftësitë e Inteligjencës Artificiale për t'i kërkuar mendime mbi gjendjen e futbollistëve.
Deklaratën e bujshme e ka bërë vetë ish-fizioterapistja e klubit, Itziar Gonzalez, e cili ka treguar se madrilenët kanë pyetur pikërisht ChatGPT lidhur me këshilla të nevojshme për të ndihmuar futbollistët të fitojnë formën e tyre optimale, madje duke i dëmtuar këta të fundit për shkak të një këshille nga një "robot artificial".
"E kam thënë edhe më parë, por është shumë e lehtë të më poshtërosh për t' mbrojtur këta njerëz që punojnë këtu për të qenë miq. Pjesa më e keqe është se ata janë ende këtu. Megjithëse nuk e di se çfarë është më keq: kjo, apo fakti që ata përshkruajnë suplemente bazuar në rezultatet falas të ChatGPT", deklaroi Gonzalez.
