Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Myrto Uzuni kthehet në fushë, por Granada shkon drejt rënies nga kategoria

Shkruar nga NEWSPORT
Myrto Uzuni kthehet në fushë, por Granada shkon drejt rënies nga
Myrto Uzuni

Granada ka humbur një tjetër ndeshje në LaLiga. Klubi ku aktivizohet Myrto Uzuni u mposht 0 me 1 nga Valencia, që ia doli të marrë 3 pikë gjatë pjesës së dytë.

Uzuni u kthye të luajë sërish, pas një periudhe ku po vuante ngarkesën fizike. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e pati të pamundur të shënojë, teksa la fushën e lojës në minutën e 80.

Granada po kthehet sërish në ligën e dytë spanjolle. Kjo pasi është 14 pikë larg Celta Vigos që qëndron jashtë zonës së ftohtë.

Kështu me 8 ndeshje të mbetura, mbijetesa po kthehet në mision të pamundur. Granada ka aktualisht formën më të keqe në LaLiga.

  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga