Jose Mourinho është një prej kandidaturave për të pasuar Alvaro Arbeloan në stolin e Real Madrid.
Trajneri portugez, i cili është nën kontratë me Benfican, ka përfunduar në listën e presidentit Florentino Perez, që po mendon ta rikthejë për të ndjekur procesin e revolucionit pasi të mbyllet ky sezon.
Mirëpo, duket se madrilenët po hasin kundërshti me propozimin e Mourinhos, pasi ish-i i këtij klubi, Guti Hernandez nuk është i bindur se Jose mund të ngre Realin në lavdinë e dikurshme.
“Mourinho është trajner i madh, por mendoj se kulmi i tij nuk është tani, në sensin që ai vjen nga Fenerbahçe, mori Benfican në një kohë shumë të vështirë dhe mendoj se ka trajner më të mirë se ai me të cilin do të nënshkruaja”, është deklaruar Guti.
Krahas portugezit, alternativa që po vlerësohen janë dhe Didier Deschamps, Jurgen Klopp, Maurizio Pocchetino dhe Lionel Scaloni.
