
Pep Guardiola ka reaguar sërish për krahasimet që bëhen për Lamine Yamal dhe Lionel Messin. Timonieri spanjoll ka theksuar se ne të gjithë i dimë talentet e secilit dhe nuk është aspak e nevojshme për të krahasuar talentin e Barcelonës me “Pleshtin”.
Siç dihet vetëm pa ditë më parë spanjolli mori numrin 10, numër që do të mbajë mbi supe te Barcelona për sezonin e ri. Kjo ka shtuar edhe më shumë krahasimet, me Guardiolën që ngre zërin dhe nënvizon se duhet lënë që Yamal të ndjekë rrugën e tij.
Gjithashtu bën të ditur se 18-vjeçari ka ende shumë rrugë për të bërë dhe i sugjeron të qëndrojë me “këmbë në tokë” dhe të flasin paraqitjet e tij në fushën e lojës.
“Duhet ta lëmë Lamine Yamal të ndjekë rrugën e vet dhe, pas 15 vitesh karrierë, mund të gjykojmë nëse është më i mirë se Messi apo jo.
Fakti që ai krahasohet me Messin është, në vetvete, diçka e madhe. Është si të krahasosh një piktor me Van Goghun.
Ai ka gjithçka që i duhet për të lulëzuar. Por duhet kohë, përkushtim dhe qëndrueshmëri. Të mos nxitojmë”, ka përfunduar timonieri i Manchester Cityt.