
Mbrëmja e djeshme për Toni Kroos do të mbahet mend gjatë. Mesfushori gjerman zhvilloi ndeshjen e fundit në “Santiago Bernabeu”, ku Real Madrid u përballë me Betis.
Një mbrëmje emociuonuese, ku i gjithë stadiumi, shokët, lojtarët dhe stafi u përshëndetën me veteranin e tyre. Lotët rridhnin pa ndaluar sidomos nga familjarët e tij, me Kroos që nuk mundi të përmbahej para tyre.
Pas ndeshjesh 33-vjeçari theksoi se momenti kur pa duke qarë fëmijët u shkatërrua plotësisht dhe se këto do të jenë për të momentë të paharrueshme. Ndër të tjera mesfushori deklaroi se ka dhe një ëndërr të fundit. Ajo është të fitojë Champions-in e 15-të me Real Madrid.
“Po përpiqesha të isha i fortë, pastaj pashë reagimin e fëmijëve të mi. Ata po qanin dhe një gjë e tillë më shkatërroi plotësisht…
Dua të falënderoj gjithë tifozët e Realit, klubin, shokët e mi, të gjithë. Në këto 10 vite këtu jam ndjerë si në shtëpinë time. Kam përjetuar momente të paharrueshme.
Tani shpresoj të fitojmë Championsin e 15-të, do të ishte mënyra më perfekte për t’u ndarë me Realin”, ka deklaruar i emocionuar gjermani.
Kujtojmë se me 1 qershor Reali do të duelojë me Dortmund për trofeun e Champions League, dhe pikërisht dueli me gjermanët do të jetë i fundit për Kroos me fanellën e “Los Blancos”. Ndërkohë 33-vjeçari do të luajë në Euro 2024 me Gjermaninë, ku shpreson që karrierën e tij si futbollist ta mbyllë me trofen presigjioz.