Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Mesazhi i lamtumirës, Modric: Në jetë gjithçka ka një fillim dhe një fund

Shkruar nga NEWSPORT
Mesazhi i lamtumirës, Modric: Në jetë gjithçka ka një
Luka Modric

"Të dashur tifozë të Madridit, momenti ka ardhur. Momenti që nuk doja kurrë të vinte, por ky është futbolli, dhe në jetë gjithçka ka një fillim dhe një fund... Të shtunën do të luaj ndeshjen time të fundit në Santiago Bernabeu”.

Me këto fjalë emocionuese, Luka Modric u komunikoi tifozëve të Real Madridit lamtumirën e tij stadiumit legjendar që e pa atë si protagonist për dymbëdhjetë sezone të paharrueshme dhe klubit.

Kampioni kroat, i cili mbërriti në vitin 2012 me ëndrrën për të veshur fanellën e klubit më të mirë në botë, sigurisht që nuk mund ta kishte imagjinuar epikën e jashtëzakonshme që do të përjetonte me fanellën e bardhë.

"Të luaja për Real Madridin më ndryshoi jetën si lojtar dhe si person. Jam krenar që kam qenë pjesë e një prej epokave më të suksesshme të klubit më të mirë në histori. Në këto vite kam përjetuar momente të pabesueshme, rikthime që dukeshin të pamundura, finale, festime dhe netë magjike në Bernabeu...

Fituam gjithçka dhe isha shumë i lumtur. Shumë, shumë i lumtur. Por përtej titujve dhe fitoreve, mbaj në zemrën time dashurinë e të gjithë tifozëve të Madridit. Nuk do ta harroj kurrë çdo duartrokitje dhe të gjitha gjestet e dashurisë që keni pasur ndaj meje. Po largohem me zemër të plotë.

Plot krenari, mirënjohje dhe kujtime të pashlyeshme. Edhe nëse, pas Kupës së Botës për Klube, nuk do ta vesh më këtë fanellë në fushë, do të jem gjithmonë një madrilen. Do të shihemi përsëri. Real Madridi do të jetë gjithmonë shtëpia ime. Për jetë. ‘Hala Madrid’ dhe ‘Nada Mas’”, tha Luka Modric.

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga