Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Merr tjetër kthesë e ardhmja e liderit te Reali? Sulmuesi ngjall polemika për veprimin ndaj presidentit Perez

Shkruar nga NEWSPORT
Merr tjetër kthesë e ardhmja e liderit te Reali? Sulmuesi ngjall
Kylian Mbappe dhe Vinicus Junior

Një video e shpërndarë në rrjete sociale, ka ngritur jo pak diskutime për ambientin që po rrethon momentalisht Real Madridin. Bëhet fjalë për një pamje që është regjistruar në tunelin e "Santiago Bernabeu", aty ku presidenti Florentino Perez shfaqet duke pritur futbollistët për t'i ofruar mbështetjen e tij.

Mes shumë lojtarëve që kalojnë pranë presidentit, janë dhe Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior, dyshja e sulmit që deri më tani kanë përfunduar shpesh në lupën e kritikave në radhët e tifozëve për performancat e dobëta që kanë shfaqur në ndeshjet e fundit. 

Braziliani ndeshet gjatë kalimit me Perez dhe sjellja e tij tregoi shumë për ndjesitë mes dy palëve. Një "përplasje" e lehtë në shpatulla dhe një dhënie dore "e ftohtë", çfarë krijoi dhe habi tek numri 1 i Galaktikëve që s'e priste këtë gjest. Në anën tjetër, më ndryshe u paraqit sulmuesi francez i cili jo vetëm u ndal për kreun e presidencës dhe e përqafoi këtë të fundit. 

Përndryshe, me përfundimin e sezonit, Reali do t'i përfshihet në një revolucion drastik ku gjithçka do të nis prej stolit, për të zëvendësuar Alvaro Arbeloan. Sakaq, edhe pse Vinicus ka deklaruar "dashurinë" e tij për këtë fanellë, rinovimi ende nuk ka ardhur dhe palët mund të ulen në tryezë për të ndarë njëherë e mirë mendimet e tyre lidhur me vazhdimësinë.

 

Poll

Lexo gjithashtu