Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“Më dërgoi lule kur isha në spital”, Casillas tregon momentin emocional me “makthin" e tij

Shkruar nga NEWSPORT
“Më dërgoi lule kur isha në spital”, Casillas tregon
Iker Casillas & Leo Messi

Edhe pse rivalë për shumë vite në fushë, kur vjen puna jashtë saj gjërat ndryshojnë. Iker Casillas ka treguar në një intervistë ngjarjen emocionuese që i ka ndodhur me yllin argjentinas Lionel Messin.

“Në vitin 2019, kur përfundova në spital pas një infarkti u befasova nga Leo Messi. Nuk njiheshim dhe nuk ishim miq, por më dërgoi një buqetë me lule dhe një mesazh mbështetjeje. Ishte përulësi e jashtëzakonshme prej tij”, shprehet legjenda spanjolle.

Casillas dhe Messi janë përballur 26 herë mes tyre në një nga rivalitetet më të forta dhe më të ashpra në histori, asaj mes Realit dhe Barcelonës.

“Pleshti” i ka shënuar 10 gola Casillasit, më shumë se çdo lojtar tjetër që ka luajtur ndaj gardianit spanjoll,  por duket se goli më i bukur dhe më i ëmbël ka ndodhur jashtë fushave të blerta.

Poll

Lexo gjithashtu