Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Mbi 300 gola në vetëm 107 ndeshje, Barcelona e Flick "kërcënon" rivalët me sulmin e frikshëm

Shkruar nga NEWSPORT
Mbi 300 gola në vetëm 107 ndeshje, Barcelona e Flick
Barcelona

Fitorja me Atleticon e shkëputi Barcelonën nga Reali në 7 pikë, duke vazhduar e qetë drejt suksesit të dytë radhazi në kampionat, kur kanë mbetur dhe 8 javë për t'u luajtur.

Dy gola për pjesë, nga Rashford dhe Lewandowski, mjaftuan që skuadra e Hansi Flick të mendojë qetësisht për ndeshjen e mesjavës në Champions, të cilën do ta luajë ndaj të njëjtin kundërshtar, e vlefshme për çerekfinalet. 

Si të mos mjaftojë gëzimi në kampin blaugrana për krijimin e një distance të konsiderueshme me rivalin e përjetshëm, katalunasit mund të krenohen dhe për një tjetër shifër rekord. Dy golat e mbrëmjes të së shtunës, bënë që Barcelona të arrijë në 301 gola në vetëm 107 ndeshje, që kur Flick erdhi në stol. 

Numra që tregojnë qartë rendimentin e frikshëm të sulmit të Barcelonës e cila shfaqet kërcënuese, jo vetëm në kampionat, por edhe në kompeticionin më të lakmuar të Europës, ku luan shanset për ta mbyllur me dy trofe të tjerë, pas suksesit në Superkupë të fituar në janar. 

Poll

Lexo gjithashtu