
Në fund të fundit, e vetmja “rreze dielli” në një sezon pothuajse katastrofik për Real Madridin do të jetë Kylian Mbappe. Dhe të mendosh që aventura e francezit me klubin më të suksesshëm në botë nuk kishte filluar në mënyrën më të mirë, pavarësisht golit kundër Atalantës në debutimin e tij në triumfin në Superkupën e Evropës, zero gola në tre ndeshjet e para të ligës, një në pesë të parat e Champions-it dhe një ortek kritikash.
Në fund të nëntorit, ishin shënuar vetëm nëntë gola në 19 ndeshje, një mesatare shumë larg asaj që pritej. Më pas, megjithatë, ai filloi të mësohej me realitetin e tij të ri dhe sot ai tashmë ka thyer disa rekorde, u bë golashënuesi më i mirë në sezonin e tij debutues me Realin (38 gola kundër 37 të Ivan Zamoranos në sezonin 1992/93), si dhe lojtari i parë i Madridit që shënoi një tregolësh në “El Clasico” që nga viti 1995 (Zamorano ishte i fundit që e bëri këtë).
Një sukses që as “përbindësha” të shenjtë si Cristiano Ronaldo, Ronaldo, Raul dhe Benzema nuk kanë arritur. Kylian është gjithashtu golashënuesi më i mirë në LaLiga, por është një rekord i trishtueshëm, pas Championsit dhe Copa Del Rey, tani edhe në kampionat nuk kanë më shans dhe gjasat janë që seoznin ta mbyllin “thatë”.
Sikur të mos mjaftonte kjo, Paris Saint-Germain mundi të ngrej trofeun e Champions-it. Një ëndërr e ndjekur prej kohësh nga parisienët dhe Mbappe, e cila mund të shndërrohet në një makth për "tradhtarin", i cili iku pikërisht për të rritur shanset e tij për të fituar trofeun më të lakmuar. Kthesa e fatit.