Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Mallkimi i dëmtimeve "kapi" dhe Barcelonën, klubi vjen me reagimin zyrtar për Lamine Yamal

Shkruar nga NEWSPORT
Mallkimi i dëmtimeve "kapi" dhe Barcelonën, klubi vjen me
Lamine Yamal

Lamine Yamal ka mbyllur sezonin me Barcelonën. Klubi ka mësuar edhe diagnozën për dëmtimin e sulmuesit i cili pritet t'i mungojë katalanasve për pjesën e mbetur të sfidave në kampionat, përfshi këtu dhe El Classicon përballë Real Madrid më 10 maj. 

Konfirmimi vjen nga faqja zyrtare e kryesuesve të La Liga-s të cilët shkruajnë se Yamal ka pësuar një dëmtim në kofshën e majtë në bicepsin femoral në ndeshjen e fundit përballë Celta Vigos, ku fitorja minimale erdhi nga këmbët e tij përmes penalltisë dhe do ta ketë të pamundur të rikuperojë në kohë për trajnerin Hansi Flick. 

Tekniku gjerman do të jetë i detyruar të kthejë sytë nga stoli për të parë se kush mund t'i përshtatet këtij roli për të ndihmuar skuadrën drejt objektivit për titullin. 

Në anën tjetër, vetë talenti spanjoll do t'i nënshtrohet një plani të specializuar për të qenë i gatshëm për Kombëtaren e Spanjës në Kupën e Botës që do të startojë në qershor, pasi kampionatet të kenë dhënë verdiktet e fundit.

Poll

Lexo gjithashtu