
Fermin Lopez
Fermin Lopez është një nga futbollistët e kërkuar nga disa klube. Talenti spanjoll ka përfunduar kështu në qendër të vëmendjes, ku klube si Chelsea, Bayern Munich dhe Manchester City kanë shfaqur interesim për shërbimet e 22-vjeçarit.
Futbollisti ka besimin e Hansi Flick dhe duket se kjo ka bërë që futbollisti të jetë i kënaqur dhe të qëndrojë te Barça. Siç mësohet, Lopez ka refuzuar dhe iu ka mbyllur derën të gjitha klubeve të interesuara, pasi është i sigurtë dhe i vendosur për të qëndruar në “Camp Nou”.
Talenti spanjoll ka kontratë me katalanasit deri në vitin 2029 dhe në 46 ndeshje në këtë sezon ka arritur të shënojë 8 gola dhe të dhurojë 10 asiste.
Poll