Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Lewandowski “skanon” sezonin dhe marrëdhënien me Flick: Të gjithë duan të na mposhtin, Hansi…

Shkruar nga NEWSPORT
Lewandowski “skanon” sezonin dhe marrëdhënien me Flick:
Robert Lewandowski dhe Hansi Flick

Robert Lewandowski, sulmuesi i Barcelonës dha një intervistë për “Mundo Deportivo”, pas mbylljes së sezonit 2024-2025, duke u ndalur te “arkitekti” Hansi Flick.

Ai është ndalur te përshtatja e trajnerit gjerman me klubin katalans dhe se çfarë ka ndryshuar nga periudha që drejtonte Bayernin. Po ashtu Lewandowski nuk mund të anashkalonte edhe rivalët, duke theksuar se kundërshtarët do tentojnë ti mundin, pasi Barcelona dominojë në Spanjë, tripletë në tokën iberikase.      

Si ndodhi përshtatja me trajnerin Flick te Barcelona?

Kur mbërriti Hansi, fola me të dhe i shpjegova se si e shihja situatën në këtë klub. Ajo që bëri Flick ishte të sigurohej që çdo lojtar të ishte në nivelin e tij. Nuk ishte e lehtë për trajnerin dhe mendoj se Hansi foli me të gjithë lojtarët, duke e ditur se, për të fituar tituj, na duhej që të gjithë të jepnin maksimumin.

Për këtë arsye, mendoj se shumë lojtarë kanë performuar në formën e tyre më të mirë këtë sezon dhe mendoj se sezoni i ardhshëm mund të jetë pak më i vështirë.

Megjithatë, nëse përgatitemi mendërisht, jam i sigurt se mund të luajmë me më shumë përvojë dhe në fund do të jetë pak më e lehtë. Por, natyrisht, tani çdo kundërshtar dëshiron të fitojë kundër nesh dhe ne duhet të përgatitemi për këtë.

A ke vënë re ndonjë ndryshim midis Hansit që kishe te Bayern dhe atij te Barcelona?

"Si person, jo, por pak si trajner. Mendoj se nuk mund të jesh i njëjti trajner në ekipe të niveleve të ndryshme. Ka lojtarë të tjerë dhe situata të ndryshme në klub, dhe mendoj se Flick i ka bërë gjërat në mënyrë perfekte, duke arritur rezultate shumë të mira për këtë ekip. Është thelbësore që një trajner të kuptojë se si dhe çfarë funksionon më mirë.

A ishit të qartë se çfarë duhej të përmirësonte ekipi dhe a e zbatuat atë?

"Po, mendoj se Hansi Flick tashmë kishte një ide se si t'i përmirësonte gjërat, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Në fund të fundit, ne nuk jemi vetëm lojtarë, por edhe njerëz. Nëse kemi një ndjenjë të mirë, mund të luajmë më mirë.

Mendoj se Hansi e di saktësisht se si funksionojnë të dyja gjërat dhe se, në fund të fundit, nëse një lojtar është i lumtur dhe në formë, me një ndjenjë të mirë për veten, ne mund të luajmë më mirë në fushë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga