
Real Madrid ka rinovuar kontratën me Raul Asencios deri në vitin 2031 dhe tashmë mes palëve do të vazhdojë bashkëpunimi. Kështu 22-vjeçari do të jetë pjesë e “Los Blancos” si një pjesë e rëndësishme e formacionit të Xabi Alonsos.
Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje nga ana e klubit ende nuk është bërë, por pritet të jetë shumë shpejt. Ndërkohë Fabrizio Romano ka zbuluar se klauzola e lirimit të tij do të jetë 1 miliard euro.
Gjithashtu mbrojtësi do të marrë edhe një numër të ri në sezonin e ri te Madrilenët.
“Raul Asencio ka nënshkruar një kontratë të re të vlefshme deri në qershor 2031. Real Madridi e konsideron atë pjesë të së ardhmes dhe klauzola e lirimit do të jetë 1 miliard euro.
Los Blancos aktivizuan një klauzolë në marrëveshjen e tij me lojtarin e akademisë në mars për të zgjatur kontratën dhe për të hequr klauzolën prej 50 milionë eurosh.
Asencio do t’i jepet një numër i ri fanelle sezonin e ardhshëm. Ai e mbajti numrin 35 këtë sezon, por do të marrë një numër në ekipin e parë midis 1 dhe 25”, shkruan Romano.
???????? Raúl Asencio has signed new deal at Real Madrid valid until June 2031, plan revealed in March confirmed!
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 14, 2025
Agreement sealed and understand new release clause will be €1B. ???? pic.twitter.com/CzVdCCiGBH