
Real Madridi do të zbresë në fushën e lojës pas pak për t’u përballur me Real Sociedadin. Përballja e sotme do të jetë e fundit e këtij edicioni pasi është e vlefshme për javën e 38-të.
Në prag të nisjes së këtij takimi, trajnerët kanë bërë të ditur formacionet zyrtare që do të zbresin në fushën e lojës. Carlo Ancelotti ka aktivizuar nga minuta e parë Luka Modricin, i cili do të luajë sot ndeshjen e fundit për “galaktikët”.
FORMACIONET ZYRTARE:
Real Madrid (4-3-3): Lunin; Lucas Vasquez, Tchouameni, Asencio, Fran Garcia; Modric, Valverde, Ceballos; Guler, Mbappé, Brahim. Trajner: Carlo Ancelotti.
Real Sociedad (4-3-3): Unai Marrero; Aramburu, Pacheco, Jon Martín, Aihen Muñoz; Pablo Marín, Turrientes, Sucic; Kubo, Mariezkurrena, Sergio Gómez. Trajner: Alguacil.