CF Talavera - Real Madrid
Real Madrid ka marrë fitore të vuajtur ndaj CF Talavera me shifrat 3 – 2. Dopeita e Kylian Mbappe dhe autogoli i Farrando i dhanë fitoren “Galaktikëve”. Minutat shtesë ishin “dramë” më vete, por CF Talavera nuk mund të barazonte rezultatin.
Interesante është se vlera e lojtarëve të ekipit që militon në ligën e tretë të futbollit spanjoll është e ngjashme me atë të Vorës në Superiore, 2.88 te CF Talavera, kundrejt 2.69 të Vorës.
Një ndeshje që demostroi qartë momentin e vështirë ku ndodhet Reali. Në takimet e tjera, Atletico Madrid vuajti ndaj Baleares, 3 – 2, kurse Villarreal shkaktoi surprizën e madhe, u eleminua nga Racing Santander.
Poll
