Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Ka rilindur në “Camp Nou”, drejtuesit e Barcelonës SURPRIZOJNË me vendimin për Marcus Rashford

Shkruar nga NEWSPORT
Ka rilindur në “Camp Nou”, drejtuesit e Barcelonës
Marcus Rashford

Marcus Rashford ka rilindur te Barcelona. Anglezi po bën paraqitje fantastike me katalanasit, ku ka arritur të jetë vendimtar për spanjollët.

Falë këtyre paraqitjeve, sulmuesi ka arritur të fitojë besimin e drejtuesve. Këto të fundit pas një analize të gjatë sportive kanë marrë vendimin për të ardhmen e ish-it të United.

Siç dihet huazimi i Rashford përfundon në fund të sezonit, teksa spanjollët kanë të drejtën e blerjes së kartonit të tij. Kartoni i të cilit është në pronësi të të Manchester United.

“Barça ka peshuar të mirat dhe të këqijat, ka analizuar opsionet në treg dhe ka arritur në një përfundim të qartë: çmimi prej 30 milionë eurosh për Rashford (klubi do të tentojë ta ulë këtë shumë, edhe pse nuk do të jetë e lehtë) përfaqëson lëvizjen më të arsyeshme për interesat e Barcelonës”, shkruan “SPORT”. Siç dihet deri më tani sulmuesi anglez ka arritur të shënojë 10 gola dhe të asistojë në 12 raste.

Poll

Lexo gjithashtu