
Jude Bellingham ka zbuluar se pas Kupës së Botës për Klube do të bëjë një ndërhyrje. Anglezi ka pasuar një dëmtim në shpatull dhe për këtë do të bëjë një operacion.
21-vjeçari ka probleme me shpatullën e majtë prej vitit 2023, gjë e cila vazhdon ta shqetësojë së fundmi. Pavarësisht dëshirës për ta shmangur një operacion të tillë, sërish ishte e pamundur dhe tashmë futbollisti dëshiron të rikuperohet plotësisht.
“Po humbas durimin dhe dua vetëm që kjo të mbarojë. Stafi mjekësor ka qenë i jashtëzakonshëm. Do të bëj një operacion në shpatull pas Kupës së Botës për Klube”, ka theksuar anglezi.
Te Reali shpresojnë që lojtari ta kaloj me sukses operacionin dhe të rikuperohet në kohë për sezonin e ri. Siç dihet mesfushori me tipare sulmuese është një pikë kyçe e formacionit madrilen.