
Lamine Yamal minimalisht i duhet të presë edhe 1 vit për të tentuar sërish të fitojë “Topin e Artë”. Kjo pasi mbrëmjen e djeshme “humbi” garën me Ousmane Dembele për këtë çmim prestigjioz, me francezin që triumfoi në Paris.
Por Joan Laporta shprehet i bindur se Yamal do ta fitojë këtë trofe shumë shpejt. Kreu i Barcelonës nënvizon se fakti që doli në vendin e dytë do ta motivojë akoma më shumë spanjollin dhe se
“Askush tjetër nuk ka dy çmime Kopa. Jam i sigurt se tani Lamine do të luftojë për Topin e Artë. Ishte shumë emocionuese, sepse disa njerëz në sallë bërtisnin: ‘Ousmane, Ousmane!’ dhe disa nga tanët nga Barça bërtisnin: ‘Lamine, Lamine!’ Jam i sigurt se një rezultat i tillë do ta motivojë Laminen edhe më shumë.
Ne kishim shpresë. Ne i kishim të nominuar Raphinha, Lamine dhe Pedri. Lamine dhe Dembele u bënë finalistë. Mendoj se fitimi i Champions League luajti rolin e vet.
Jam i sigurt se Lamine do ta fitojë Topin e Artë. Koha do ta tregojë, por si person ai ka cilësi të mrekullueshme. Ky vend i dytë do t’i japë Lamines motivim për vitet në vijim. Jam i bindur se ai do të fitojë”, ka theksuar kreu i Barçës.