
“Jijantes” raporton se trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur tashmë me Nico Williams në një telefonatë për të diskutuar dhe shpjeguar projektin e tij te sulmuesi anësor. Ky mund të jetë një hap i madh në drejtimin e duhur për Nicon dhe Barçën sa i përket një transferimi veror, duke treguar se trajneri tashmë i ka dhënë dritën jeshile marrëveshjes.
Nico, nga ana e tij, kuptohet se është i “çmendur” për të luajtur për Barcelonën dhe është i përgatitur të bëjë këtë hap pasi u tërhoq verën e kaluar për shkak të shqetësimeve për regjistrimin. Në fakt, fituesi i Euro 2024 do të ishte i gatshëm të pranonte të njëjtën pagë vjetore bruto prej 12 milionë eurosh që Barça i kishte ofruar vitin e kaluar.
Me Flick që besohet se ka zhvilluar tashmë bisedime me anësorin e Athletic, situata mund të jetë duke përparuar mjaft shpejt. Nico ka një klauzolë lirimi prej 62 milionë eurosh në kontratën e tij, të cilën Barcelona do të duhet ta aktivizojë për ta nënshkruar atë, duke pasur parasysh se Athletic Bilbao nuk do të negociojë një tarifë më të ulët. Vlen të theksohet se për Williams janë shumë të interesuar edhe gjigantët e Bayern Munich, teksa e shikojnë spanjollin si zëvendësuesin ideala të Sanes.