Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Hansi Flick me ide të qarta, u kërkon drejtuesve transferimin e lojtarit portugez

Shkruar nga NEWSPORT
Hansi Flick me ide të qarta, u kërkon drejtuesve transferimin e
Gonçalo Inacio

Disfata në “El Clasico” ka nxjerrë në pah problemet e Barcelonës në fazën mbrojtëse. Për këtë në klub kanë nisur tashmë punën dhe synojnë përforcime në këtë repart që në merkaton e janarit.

Hansi Flick tashmë ka “piketuar” futbollistin e preferuar për prapavijën. Bëhet fjalë për Gonçalo Inacio, i cili aktualisht është pjesë e Sporting Lisbonës në Portugali.

24-vjeçari po shkëlqen me portugezët dhe paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e timonierit gjerman. Inacio ka kontratë me klubin e Lisbonës deri në vitin 2027, teksa gjigandët portugezë e vlerësojnë lojtarin e tyre me 70 milionë euro.

Flick u ka kërkuar drejtuesve që të përshpejtohen bisedimet me futbollistin dhe mbetet të shihet në ditët e ardhshme nëse do të ketë një marrëveshje mes palëve apo jo.

 

Poll

Lexo gjithashtu