Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Gati kontrata e re, Real Madrid pranë rinovimit me yllin e ekipit

Shkruar nga NEWSPORT
Gati kontrata e re, Real Madrid pranë rinovimit me yllin e ekipit
Luka Modric & Brahim Diaz

Brahim Diaz do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madrid. Sulmuesi maroken nuk e ka në plan të dëgjojë ofertat e klubeve të tjera, teksa ka vendosur që të qëndrojë në Madrid.

Edhe klubi spanjoll është gati t’i plotësojë dëshirën 25-vjeçarit. Kontrata aktuale përfundon në verën e vitit 2027, ndërkohë e reja do të jetë e vlefshme deri në vitin 2030. Gjithçka është e kryer, teksa mbetet vetëm zyrtarizimi i rinovimit.

Kujtojmë se Brahim Diaz u transferua nga Manchester City te Real Madrid në janar të vitit 2019. Asokohe, klubi madrilen shpenzoi 17 milionë euro. Vlen të përmendet edhe huazimi që Diaz pati nga Reali te Milan, nga shtatori i vitit 2020, deri në qershor të vitit 2023.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga