Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Florentino Perez përgatit rikthimin e bujshëm te Reali, nis bisedimet me ish-mesfushorin

Shkruar nga NEWSPORT
Florentino Perez përgatit rikthimin e bujshëm te Reali, nis bisedimet
Florentino Perez së bashku me Toni Kross dhe Luka Modric

Toni Kross është shumë pranë rikthimit te Real Madridi, pas dy vitesh që prej se njoftoi largimin dhe fundin e karriesës si futbollist profesionist.

Bëhet fjalë për një pozicion të rëndësishëm në klub, të cilin ia ka propozuar vetë presidenti Florentino Perez i cili kërkon me çdo kusht ta bëjë gjermanin pjesë të strukturës drejtuesve, duke nisur që nga sezoni i ardhshëm.

Media në Spanjë, AS, shkruan se Kross mund të angazhohet si drejtor sportiv për të mbuluar lëvizjet e ardhshme të merkatos së verës, por ende nuk zbulohet se si do të ndodhë ky "ribashkim" mes tyre dhe në ç'periudhë do të finalizohet kjo marrëveshje. 

Marrëdhënia mes ish-mesfushorit dhe Perez është e shkëlqyer, ndaj dhe nuk pritet të ketë shumë vend për bisedim pasi dëshira e 36-vjeçarit për të shtrirë ndikimin e tij nga një tjetër rol është e dukshme. 

 

Poll

Lexo gjithashtu