Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“Florentino Perez do ta shesë Viniciusin”, kampioni i botës nuk ka dyshime

Shkruar nga NEWSPORT
“Florentino Perez do ta shesë Viniciusin”, kampioni i
Vinicius

Skuadra e Real Madrid bëri “detyrën” ndaj Barcelonës, duke fituar përballë tifozerisë së saj me shifrat 2 – 1, madje edhe largimin e “mallkimit” pas humbjeve ndaj katalanasve. Por jo gjithçka shkoi mirë.

Në momentin që trajneri Xabi Alonso mori vendimin për të zëvendësuar Viniciusin nga loja, sulmuesi brazilian reagoi i tërbuar. Kampioni i Botës me Francën në 1998 Christophe Dugarry nuk ka dyshime, Florentino Perez do e largojë Vinin nga Reali:

“Vinicius është i padurueshëm. Ai gjithmonë ankohet ndaj gjyqtarit dhe kundërshtarëve. Ai i bën sharje turmës sikur të ishte në arenë.

Dhe pastaj ofendon trajnerin e tij. Më irriton, qan gjatë gjithë kohës, ankohet gjithmonë për diçka . Është larg nivelit të tij të sezoneve të fundit. Duhet ta vërë veten në pikëpyetje. Jam i sigurtë, Florentino Perez do ta shesë atë”.    

Poll

Lexo gjithashtu