
Pedri & Hansi Flick
Hansi Flick nuk ka kursyer elozhet për mesfushorin e tij, Pedrin. Trajneri gjerman i Barcelonës e sheh futbollistin 22-vjeçar si lider, duke theksuar se do ta ndihmojë që ai të përmirësohet.
“Pedri është vetëm 22 vjeç, por ka mjaftueshëm për të qenë lider në vitet e ardhshme. Do të bëj çdo gjë për ta ndihmuar që ai të bëhet një lider, sepse i ka të gjitha veçoritë për të qenë i tillë”, tha Flick.
Kujtojmë se në sezonin e fundit, Pedri bëri mjaft mirë me Barcelonën. Në 59 ndeshje të zhvilluara, mesfushori spanjoll ia doli që të shënonte 6 gola dhe të asistonte në 8 të tjerë.
Poll